Sulmohet Konsullata turke në Cyrih

31 Lexime

12:54:51                  2019-04-22

 

 

Mëngjesin e së hënës, më 22 prill 2019, në Konsullatën e përgjithshme turke në cyrih, janë hedhur dy pajisje ndezëse. Me kët rast, janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Pak para orës 03.00 të mëngjesit të së hënës, një patrullë policore e policisë së qytetit të Cyrihut zbuloi se, në drejtim të Konsullatës së përgjithshme turke në ëeinbergstrasse 65, në rrethin 6, ishin hedhur dy pajisje ndezëse, informon policia zvicerane, përcjell Shtegu.com. Me këtë rast, një këndi i doli flaka dhe po digjej. Për fat të mirë, zjarri u shua menjëherë nga policia lokale. Pas fillimit të kërkimit, tre të rinj të moshës 17, 18 dhe 19 vjeçare u arratisën nga policia, por shumë shpejt u arrestuan. Hetimet e mëtejshme do të kryhen nga Policia Kantonale e Cyrihut.