Sulm me armë në një kishë kanadeze, një i vrarë

11:01:39                 2019-04-15

 

 

Një person u vra pasi që një sulmues anonim ka hapur zjarr në një kishë në qytetin Salmon Arm, në provincën kanadeze Kolumbia Britanike.

“Një i ri u paraqit me pushkë në liturgjinë në një kishë, e drejtoi armën nga im atë dhe filloi të qëllojë”, dëshmoi djali i të vrarit.

Viktima është 78-vjeçari Gordon Parmentor.

Sipas djalit të Parmentros, pas sulmit burri menjëherë është larguar nga kisha, ndërsa më pas u kthye dhe vazhdoi të qëllojë.

Ai  e qëlloi një tjetër në këmbë, i cili filloi të largohet dhe shtoi se personi i qëlluar në këmbë u transportua në spital dhe ndodhet në gjendje stabile, ndërsa sulmuesi është arrestuar.

Djali i viktimës konfirmoi se babai i tij dhe vrasësi janë njohur. Për sulmuesin thuhet se ka pasur probleme psikike, por motivi për sulmin ende nuk dihet. (KOHA.MK)

Please follow and like us:
235555
Top