SPECIALE: Plagosë bashkëshorten dhe vetvritet, rrëfim rrëqethës i Ardana P. nga Zvicra

16:54:18                 2018-02-10

 

 

Një person shtie mbi bashkëshorten e vet dhe më pas bën vetrasje. Para vajzës së tij të vogël. Pas kësaj fillon horrori i vërtetë: Familja e tij synon gjakmarrje.

Ajo i shtyp plagët e saj sa më mirë që mundet. Megjithatë, gjithçka është përplot me gjak. Duart, rrobet, shkallët, në të cilat sapo ka zbritur në gjunj, dera e qelqtë nëpër të cilën kalon. Përreth saj njerëz të cilët duket se nuk janë të vetëdijshëm se çfarë i ka ndodhur Ardana P., gruas së përgjakur që ulërinte.

Më në fund, një grua shtatzanë dhe burri i saj i afrohen. Ai ulet në gjunj, e mbanë në krahë gruan e përgjakur, deri sa arriti auto ambulanca. Edhe dy muaj më pas, turku i ri që i ndihmoi Ardanës do të mund t`i vërejë të gërvishurat që ia shkaktoi gruaja që luftonte me vdekjen në ato momente.

Ai fillon ta alarmojë turmën e cila do të duhet të mobilizojë ekipin e shpëtimit dhe tani gjithçka filloi të sqarohet. Ardana P. arriti t`ia bëjë me dije turkut të ri se vajza e saj është në veturën e parkuar në garazh të shitores. Ai nxiton për të marrë fëmijën, ndërsa disa gra të tjera në panik sërish kthehen lart. Përskaj veturës qëndronte i shtrirë një person i plagosur rëndë, gjithkah gjak. Ato nuk e kishin marrë vajzën. Megjithatë, shpëtimtari filloi të bërtasë: «Merreni fëmijën!»
Kësaj radhe arritën ta marrin vajzën dhe ta sjellin tek e ëma e përgjakur. „Natyrisht se kështu nuk e kisha menduar. Unë doja që ajo të vendosej në një vend të sigurt“, ka pohuar nëna e re gjatë këtyre ditëve për revistën zvicerane „Beobachter“, përcjellë Shtegu.com. «Nuk kam pasur dëshirë që vajza të më shohë në atë gjendje».

Ngjarja ka ndodhur para pesë viteve, në verë të vitit 2013. Vendngjarja: Garazhi i një shitore për lodra fëmijësh në të cilën Ardana P. ka blerë diçka për fëmijët. Atëbotë, ajo ishte 26-vjeçare, vajza tre vjeç e gjysmë. Paraprakisht, nëna dhe fëmijët me muaj të tërë kanë pasur frikë, pasi sulmuesi ishte bashkëshorti i saj dhe babai fëmijëve, vajzës dhe djalit katër vite më të moshuar, i cili atë ditë ka qenë duke vijuar mësimin.

Në fillim gjithçka shkoi shumë mirë. Ardana P. e takon kosovarin me pasaportë serbe, të cilin martohet edhe përkundër fëmijës jashtë martese. „Më patën paralajmëruar se familja e tij, e cila është nga po i njëjti qytet sikur i imi, në vendlindje ka një nam te keq“. Pra, ajo martohet dhe ngelë shtatzanë.

Martesa nuk shkoi aq mirë që nga fillimi. „Ishte gjithnjë e më shumë xheloz dhe për gjera të imta bënte skena. Psh kur me kolegët i këmbenim tri puthje në faqe. Për mua kjo ka qenë normale. Në të vërtetë unë jam myslimane, por jam rritur këtu në një familje liberale dhe e kam pasaportën zvicerane“.

Xhelozinë e tij ajo nuk e pranoi si serioze, por megjithatë, përpiqej që në asnjë rast të mos i jepte arsye. Bashkëshorti i saj njoftoi miq të rinj, ultra religjiozë dhe së shpejti edhe ai u bë si ta. Lëshoi mjekrrën dhe i hoqi tatuazhet. U shndërrua në një fanatik të ashpër, me te, me fëmijët. E kontrollonte në çdo hap, duke e mbyllur bashkëshorten në banesë. Filloi të thyejë gjësende, një herë televizorin, e mandej ndonjë xham. Fqinjtë filluan të japin vërejtje, ndërsa u aktivizua edhe qiradhënësi.

Në muajin maj të vitit 2013, bashkëshortja e paraqet në polici, pasi e ka kërcënuar me vdekje, fëmijët dhe prindërit e saj, bile edhe shefin dhe koleget e saj të punës. Pasi nuk e linte të dalë nga banesa, pasi e kërcënonte se do t`ia rrëmbejë vajzën dhe do ta dërgojë tek të afërmit e tij në Kosovë. Pasi ai i thoshte se ia ka shkatërruar jetën dhe për këtë arsye ka të drejtë të marrë një jetë nga familja e saj. Dhe për shkak të një mesazhi të një farefisi të bashkëshortit. Po ta linte bashkëshortin e saj, dikush do të duhej të paguante për turpin. Bëhet fjalë për nderin.

Polici në stacionin policor e kishte pyetur nëse ai e ka rrahur. Ajo mohon. „Pra në këtë rast, nuk mund të bëjmë asgjë“, i përgjigjet. Ardana P. ka pengesa në gjumë dhe frikë, brenda gjashtë javësh humbë tetë kilogramë në peshë. Kërkon ndihmë psikiatrike dhe hyn në pushim mjekësor. Disa herë e ka denoncuar bashkëshortin, por përsëri e ka tërhequr akuzën pasi është kërcënuar nga ai dhe familja.

Dy muaj para krimit, nënës së re i shkoi përdore që t`ia ndalojë bashkëshortit të ri hyrjen në banesë dhe distancën e caktuar nga banesa. Ai u paraburgos dy herë dhe përsëri lirohej. Ndalesa e fundit e distancës nga banesa u aprovua më 21 shtator 2013. Veprën e kreu një muaj para se t`i kalonte afati.

Edhe kësaj dite ai mundohet ta bindë bashkëshorten. Kur ajo po kthehej tek vetura e saj, papritmas paraqitet bashkëshorti midis veturave të parkuara. Fillon të bisedojë me te: «Po që se kthehesh, do të të fal. Nëse jo, do të pendohesh». Ajo refuzon dhe këtu fillon zënka. Fëmija trevjeçar që është i lidhur në karrigen e pasme për fëmijë, e shikon ngjarjen.

Ai ia merr çelsin e veturës, ndërsa bashkëshortja kërkon t`ia kthejë. Papritmas ai nxjerrë një pistoletë të llojit Unique, modeli 15, kalibri 7,65. Në internet mund të blihen për 150 euro, në Kosovë edhe më lirë. Ai shtie mbi te tre herë, njofton Shtegu.com. Një plumb e godet në gjoks, shumë afër zemrës, depërton përmes mushkësrisë dhe del në pjesën e pasme të krahërorit. Një tjetër e godet në qafë duke huqur për pak shtylën kurrizore. Plumbi i fundit nuk qëlloi askund. Ardana rrëzohet dhe shtirret si e vdekur.

Pas kësaj, sulmuesi e qëllon vetveten. Pas një kohe të shkurtër në spital, ndërron jetë.
Më 11 tetor 2017, Këshilli federal zviceran miratoi një sërë masash ligjorë për ashpërsimin e të ligjit civil dhe penal për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe stalkingut.

Nëna e re ka pasur fat, pasi ka mundur të ngelë invalide gjatë tërë jetës, por një supozim i tillë nuk u realizua. Në spital qëndroi një muaj, e mandej doli me dëshirën e saj, duke kundërshtuar këshillat e mjekut. Ajo donte të jetë me fëmijët e saj. «Gjatë qëndrimit në spital kam dashur ta vras veten disa herë duke i hequr tubat“.

Po të mos ekzistonte gjakmarrja, rasti do të përfundonte këtu. Familja e të vrarit e fajëson viktimën për vdekjen e djalit, duke pohuar se ajo ose ndonjë dashnor i saj e kanë vrarë djalin e tyre. Por, kamerat e sigurisë në garazh dëshmojnë qartë se ai ka kryer vetvrasje dhe asksuh tjetër nuk ka qenë në afërsi, me përjashtim të dy bashkëshorteve dhe fëmijës. Kjo nuk i intereson aspak familjes.

Disa muaj situata qetësohet dhe më pas fillon terrori. Ardana P. dhe familja e saj pranojnë kërcënime përmes mesazheve dhe Viberit. Po që se udhëtojnë në Kosovë, nënën dhe Ardanën do t`ì përdhunojnë, babain e saj do ta tërheqin zvarrë me veturë dhe do t`ia hanë kokën. Bile edhe një axhë i saj me vendbanium në Austri ka pranuar kërcënime. Dërguesit janë vëllezërit dhe motrat e ish bashkëshortit. Vëllai është i regjistruar për arrest në sistemin e kërkimit Ripol. Në Kosovë, ku familja e Ardana P. gjithashtu ka parashtruar kallëzim penal, por hetimet zhvillohen pa sukses. Fakti se në shtëpinë e gjyshes së Ardana P. u shtie me plumba, nuk e intereson askend.

„Po që se familjet tona do t`i përmbaheshin `ligjit` të hakmarrjes, unë do të duhesha tani ti vrasë pesë anëtarë të familjes së ish bashkëshortit tim. Pasi përmes gjakderdhjes së tij llogaritem edhe fëmijët e mi dhe prindërit», pohon Ardana P.. «Kjo është e trishtueshme!»

Ardana Peja sot jeton me frikë të përhershme, për vetveten, për fëmijët dhe për të afërmit. «INuk kam aspak besim kur dalë nga shtëpia. Gjithka më duket se shoh kërcënues. Nga çfarëdo goditje, pësoj sulm në panik». Edhe fëmijët sot e kësaj dite jetojnë me trauma, me frikë se do të më humbin. Që të tre janë nën përkujdesje psikiatrike.

Nga „Ndihmat për viktimat“ Ardana P. ka pranuar 30.000 franga zvicerane. Por, asgjë edhe nga këto para. „Familja e ish bashkëshortit tim i kërkon këto të holla. Unë qenkam fajtore e vdekjes së tij, prandaj unë do të duhet ta paguaj varrimin e tij. Njësoj sikurse edhe borxhet që i ka në Kosovë». Nga frika e madhe, ajo ua dha të hollat, të cilat kanë qenë të destinuara për te dhe për fëmijët e saj.

Megjithatë, ajo ende nuk ka qetësi. Gjithnjë e më shumë arrijnë kërkesa të shoqëruara me kërcënime. Sipas tyre, ajo tani është e pasur pasi ka marrë qindra mijëra franga të holla. Por, Ardana P. është zhytur në borxhe për të kënaqur familjen e ish bashkëshortit.

Nga kjo bashkëshortësi kanë ngelur vetëm plagët trupore të cilat nuk do të zhduken më asnjëherë. Dy fëmijë të traumatizuar. Frika konstante nga familja e ish bashkëshorit. Brenga financiare. Dhe një fjalëkalim për njësitin special policvor „Enzian“ në rast se ajo gjendet në rrezik konkret.

Por, ka ngelur edhe miqësia me turkun e ri, i cili u përkujdes për te në momentet kur ajo luftonte mes jetës dhe vdekjes, përderisa të tjerët shikonin. «Ai është si një vëlla për mua», ka përfunduar Ardana P.. (Shtegu.com)

*

*

Top