Shtetasi nga Kosova shkatërron tërësisht veturën

12:04:31                      2019-02-12

 

 

Një shtetas 43-vjeçar nga Kosova, ka humbur kontrollin mbi veturën e tij në ëerthenstein të Zvicrës. Automjeti ka pësuar dëme totale shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Mëngjesin e hershëm të së hënës, një shtetas kosovar (43), në ëerthenstein të Zvicrës ka shkaktuar vetvetiu një aksident. Ai ka qenë duke qarkulluar në rrethinën Horüti, ndërsa rrëshqiti në një kthesë të majtë në rrugën “Buechëäldlistrasse”.

Vetura doli nga rruga dhe është rrokullisur disa herë, ka deklaruar prokurori i Lucernit në një komunikatë. Më në fund, vetura është ndalur në një fushë.
Për fat të mirë, vozitësi ka kaluar pa ndonjë lëndim. Megjithatë, vetura është shkatërruar tërësisht. Dëmi i përgjithsëhm llogaritet në rreth 6,000 franga.

Please follow and like us:
8752

*

*

Top