Shqiptarët, shembull i shkëlqyeshëm në ofendim dhe mallkim

18:08:23                2018-04-05

 

 

 
 
Në një artikull të gazetës gjermane „Express“ janë bërë krahasime të popujve të ndryshëm lidhur me mallkimet dhe ofendimet e tyre. Po që se dëshironi të dini lidhur me tabutë që ekzistojnë tek popujt e ndryshëm, shikoni se si ofendohen apo mallkohen ata: Tek shumica e popujve europianë ato shqiptohen në kuadër të seksit, ndërsa tek gjermanët nga fjalori fekal.
 
„Kur ne gjermanët duam të ofendojmë ndokend, mallkojmë apo duam të jemi vullgarë, ne zakonisht i përdorim termet që ju referohen fekaljeve, përderisa gjuhët tona fqinje iu referohen pothuajse gjithnjë seksit“, ka konstatuar Hans-Martin Gauger në studimin e tij „E lagëta & E ndyta. Lingustika e vogël e gjuhës vullgare“.
 
Për shembul: Përderisa gjermanët gjithnjë e përdorin fjalën shajze, spanjollët „joder“ (gjuhë vullgare për të kryer marrëdhënie) apo „coño“ (organ gjenital i femrës), francezët ofendojnë me „putain“ (lavire), polakët „Kurwa“ (lavire), italianët „cazzo“ (organ gjenital te meshkujt), holandezët „klote“ (organ gjenital te meshkujt) dhe britanezët „fuck“ (veprim seksual).
Në Gjermani, ndër ofendimet më të preferuara janë „Arsch“ dhe „Arschloch“ (kanë të bëjnë me prapanicën). 
 
Pas vështrimeve të ndryshme të ndikimit të mallkimeve nëpër popujt e botës, në studimin e Gaugerit gjenden edhe mallkimet që përdoren tek shqiptarët, transmeton Shtegu.com. Ato që më tepër i kanë rënë në sy studiuesit gjerman janë mallkimet si psh: „Të raftë rrufeja mu në hale“, apo „T`i piftë sorra mendtë“, Në këtë mënyrë, shqiptarët janë klasifikuar si populli më kreativ dhe shembull i shkëlqyeshëm në përpilimin e mallkimeve e ofendimeve.
Top