SHKA “Duflla”-Raçe, me 22 prill shënon dy vjetorin e themelimit

15:46:51                 2018-04-17

 

 

Shoqëria Kulturore Artistike “Duflla”-Raçe, shënon dy vjetorin e themelimit të saj, me 22 prill.

Me këtë rastë do të ketë një manifestim të begatë  kulturor dhe artistik, ku do të demonstrohen valle tradicionale dërvenase, ndërsa nga ana e grupit të folklorit do të këndohen këngë origjinale dërvenase, nga ana e anëtarëve të grupit “Duflla”.

Për këtë periudhë “Duflla”, ka ma marr disa çmime në festivale ndërkombëtare dhe rajonale, ndërsa këngët që interpretohen nga grup I folklorit janë vlerësuar lartë dhe kanë marr vendin e parë.

Shoqëria Kulturore Artistike “Duflla”-Raçe, është themeluar nga banorët e Raçes dhe veteranë të muzikës popullore po nga ky vendbanim. (Top News)

Top