Shefi e denoncon për trikon e vjedhur, policia zbulon detaje më të rënda

19:45:30                2018-08-11

 

 

Një shtetas 27-vjeçar shqiptar, të mërkurën është dënuar nga Gjykata Penale e Annecyt në Francë, për trafikimin e heroinës. Ai ishte denoncuar nga menaxheri i një hoteli në Argonay, i cili e kishte njohur një triko të vjedhur në shpinën e një „klienti“ të shqiptarit. Gjatë kontrollit të dhomës së tij, policia franceze ka zbuluar rreth 3.500 euro në bankënota të vogla. Të mjaftueshme për të hapur një procedurë për trafikimin e drogës.

Shqiptari ri shumë shpejt e ka pranuar se në Francë kishte ardhur në fillim të korrikut për të zëvendësuar një mik dhe për të mbajtur një pikë shitjeje të kokainës dhe heroinës. Pasi arriti qëllimin e tij financiar (4.000 euro), ai është përgatitur të largohet për në Shqipëri kur papritmas u arrestua. Shqiptari u dënua me 18 muaj burg dhe ndalesë definitive në territorin francez.

*

*

Top