Shari dhe Albarsa fituan turneun e Bajramit në Hasanbeg

22:43:16                      2018-06-18

 

 

Nën patronatin e Komunës së Gazi Babës dhe Qytetit të Shkupi, ndërsa me organizim teknik të Klubit të futbollit “Fortuna 2009” nga Hasanbegu, të dielën është zhvilluar turneu “Bajrami 2018”. Në turne prezent ishte edhe vetë kryetari i Komunës Gazi Babë, Borçe Georgievski, por edhe legjenda e sportit shqiptar Shaban Tërstena i cili ndau edhe çmimet për skuadrat më të mira. Fitues i turneut tek gjenerata 2008 doli skuadra e Albarsa (Shkup), e cila në finale në penalti 3:2 e mundi Sarajin. Skuadra e tretë ishte ajo e Milano (Kumanovë). Portier më i mirë u shpall Drilon Alili (Saraj), ndërsa futbollist më i mirë doli Merdijan Sulejmani. Fitues i turneut tek gjenerata 2007 doli skuadra e SC Sharri (Hani i Eleziz) e cila në finale pas penaltive e mundi Albarsa (Shkup). Skuadra e tretë më e mirë ishte ajo e Nova Kolonija (Shkup). Portier më i mirë u shpall Rinor Shkreta (Shari), ndërsa futbollist më i mirë doli Admir Zejadini. Pas mbylljes së turneu pasoi shoqërimi me bakllava të të gjithë pjesëmarrësve ku u harxhuan më shumë se 500 copë bakllava. Organizatorët dhe pjesëmarrësit thonë se qëllimi u arrit, pasi të gjithë u ndanë të kënaqur me shoqërimin njëditor në Hasanbeg. Për dallim nga viti i kaluar (2017), sivjet pati 20 skuadra pjesëmarrëse me më shumë se 200 futbollist.

 

Top