Serbia, notë proteste OKB-së për Kosovën

Në bashkëpunim me ministrin e jashtëm, Ivica Daçiq delegacion i Serbisë në OKB i ka dërguar një notë proteste kësaj organizate, raporton KTV.

E gjithë kjo për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës si shtet në samitin anti-terror që u mbajt brenda ndërtesës së OKB-së.

Zyrtarë të kësaj të fundit kanë thënë se ky ka qenë një takim privat i organizuar nga SHBA-ja dhe prandaj Kosova është trajtuar si shtet.

Por, kjo e ka mllefosur Serbinë dhe Rusinë gjithashtu që kanë protestuar ashpër.

Kryeministri Mustafa në intervistë për koha.net dhe ministri i brendshëm për Interaktiv e kanë vlerësuar të rëndësisë së jashtëzakonshme pjesëmarrjen dhe trajtimin e Kosovës në samitin e organizuar nga Presidenti Obama.

Top