Serbia fsheh krimin përmes Kosovës!

 

Skënder Karaçica

 

Qysh nëpër vite,Serbia fashiste problemet e vete dhe ngritjen e pushteteve e ka nisur përmes Kosovës.

Tash e dhjetë javë,Serbia është ngritur në këmbë dhe po kërkohet dorëheqja e Aleksandër Vuçiç dhe të regjimit të tij të dështuar për popullin serb,kështu thuhet në Beograd dhe në qytetet e Serbisë.

Protestat e popullit nuk kanë të ndalur,ndërsa A.Vuçiç në orën e turpit para botës dhe BE-së thekson se ,,shqiptarët dëshirojnë rrëzimin tim ,,(sic!),propagandë kjo e njohur antishqiptare,që,saherë është ndezur politika në Serbi,ata e kanë mashtruar popullin e vet se kjo ,,na vjen nga shqiptarët dhe nga Kosova,,(sic!).

Sa turp!Sa denigruese!Sa antinjerëzore!Sa antidemokfratike!Po kush i beson gënjeshtrës serbe dhe Beogradit,kur e kur popujt liridashës të Evropës dhe të miqësisë së përjetshme të Amerikës me popullin shqiptar në Ballkan,nuk do të binden kurrën e kurrës me trashëgimtarin e skenarëve të gjenocidit ndaj popujve jo serbë,të gënjeshtarit para Evropës,të A.Vuçiç që po mundohet të shpëtojë lëkurën e tij para popullit serb dhe para Serbisë fashiste…!

A.Vuçiç larg duart nga shqiptarët dhe nga Kosova! /ina-online/

Please follow and like us:
183547
Top