Sefer Seferi kundërshtari më i mundshëm i Tyson Furyt

12:56:45                  2018-04-18

 

 

 

Tyson Fury pritet të kthehet në ring me 9 qershor, por ende është në kërkim të një kundërshtari.

Boksieri i njohur me nofkën ‘Gypsy King’, mund të ndeshjet me shqiptarin Sefer Seferi. Seferi 39-vjeç e ka kaluar të gjithë karrierën në peshat e mesme. Shqiptari (i lindur në Maqedoni, i rritur në Zvicër) ka një rekord prej 23-1 me 21 nokuat. Seferi, njihet me nofkën ‘The Real Deal’, dhe ka pasur meçe në Gjermani, Austri, Zvicër, Maqedoni dhe Kosovë, por kurrë në Britani. Ai është pjesë e BoxRec, dhe është i dyti më i mirë në peshën e tij pas vllahut të tij Nuriut. Fury pas rikthimit po kërkon kundërshtarë, ndërsa qëllimi i tij i madh është ndeshja me Anthony Joshuan pas një viti./zeri.info

Top