Rëzohet një avion rus me 71 pasagjerë në bord

14:25:52                 2018-02-11

 

 

Një avion udhëtarësh rus e kompanisë Saratov Airlines me 71 persona në bord (65 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhut), sipas autoriteteve ruse është rrëzuar në rrethinën e Moskës. Fluturakja e llojit Typ An-148 pas startit nga aeroporti Domodedovo është zhdukur nga radari, shkruajnë mediat e huaja përcjellë Shtegu.com. Një ekip hetimor tashmë është nisur në drejtim të vendgjarjes, kanë pohuar nga mbrojtja civile ruse për Agjencinë Tass.

Sipas autoriteteve, tashmë janë gjetur mbeturinat e avionit të rrëzuar Typ An-148 si dhe disa të vdekur.

Sipas mediave të shumta, dyshohet se nuk ka asnjë të mbijetuar. Në bordin e avionit të rrëzuar kanë qenë 71 persona, në mesin e të cilëve 65 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Avioni është rrëzuar në afërsi të fshatit Argunovo në rrethinën e Moskës. (Shtegu.com)

 

 

*

*

Top