Reka: BDI e PDSH… do përfundojnë në degët e partive maqedonase

13:47:56                 2019-04-17

 

 

Kandidati i pavarur,Blerim Reka në një intervistë për T7 ka komentuar zhvillimet e fundit në fushatën presidenciale, ku disa parti shqiptare po mbështesin kandidatin maqedon, Stevo Pendarovski.

Reka ka theksuar se këto parti shqiptare së shpejti do ta humbin identitetin e tyre dhe do të përfundojnë në degët e partive maqedonase, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Ai gjithashtu i është përgjigjur edhe liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili ka komentuar mbriemrin e tij.

Reka ka sugjeruar atë, të lexoj dhe të mësoj se emri i tij ka prejardhje shqiptare. Ai ka thënë se është absurde që një liderë i dënuar për vepër elektorale të merr pjesë në fushatë. (INA)

 

 

Please follow and like us:
183547

*

*

Top