Refuzohet ankesa e dy shqiptarëve për vrasjen në Frasses

15:13:36               2019-03-05

 

Gjykata Federale ua ka konfirmuar dënimet e shqiptuara nga drejtësia e Fribourgut, dy shqiptarëve të përfshirë në krimin e Frasses, në Zvicër. I pari, ende në arrati, u dënua me 20 vite burg për vrasje dhe i dyti me 9 vite për pjesëmarrje.

Në një vendim të lëshuar të martën, Gjykata më e lartë e hodhi poshtë argumentin e kosovarit se ai ka vepruar si një bashkëpunëtor, e jo si bashkautor i vrasjes, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Ai ka pohuar se nuk kishte luajtur ndonjë rol në organizimin, planifikimin dhe ekzekutimin e krimit. Ai e ka vlerësuar vetveten vetëm “i misionuar”, me detyra specifike.

Duke pasur parasysh mënyrën se ai ka marr marrë pjesë në përgatitje dhe vrasje, drejtësia e Fribourgut mund ta konsiderojë si bashkautor, edhe në qoftë se ai nuk ka shtënë personalisht në viktimën, ka argumentuar Gjykata Federale. Ajo e sheh këtë vrasje të planifikuar nga hakmarrja e pastër klanore ndaj një anëtari të familjes rivale “arketipi i vrasjes”.

Argumenti i “Kanunit”, apo kërkesa e kodit zakonor për vdekjen e një personi që hakmerret me vdekjen e një personi tjetër, nuk e justifikon një vrasje në Zvicër, thonë gjyqtarët e lartë.

Lidhur me ankuesin e dytë, Gjykata Federale pajtohet me vlerësimin e drejtësisë së Fribourgut, e cila vlerësoi se ky shtetas maqedonas nuk kishte vepruar nën efektin e frikës.

Rasti daton në 11 maj 2013, kur një shtetas italian me origjinë nga Kosova, i moshës 36-vjeçare, ishte mbushur me plumba në pjesën e përparme të garazhit të shtëpisë së tij, në Frasses, përcjell Shtegu.com. Viktima sapo ishte kthyer me makinë, me gruan dhe katër fëmijët e tij.

Krimi ishte një hakmarrje në një konflikt të gjatë të përgjakshëm, midis familjeve të dyshuara për trafik droge, që ka marrë shumë jetë në Kosovë, duke përfshirë edhe disa fëmijë. Kosovari dënuar për vrasje, në vitin 2003 humbi vëllain e tij si pjesë e konfliktit.

Në shkallën e parë, të dy ankuesit ishin dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Në vitin 2017, kosovari u arratis nga burgu qendror i Fribourgut. Në korrik 2018, Gjykata Penale e Apelit uli dënimet në 20 vite, gjegjësisht në 9 vite burgim.

Please follow and like us:
183547
Top