“Rastet e Kosovës dhe Katalonjës nuk janë të krahasueshme”

Ministri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrell ka thënë  në Beograd se rastet e Kosovës dhe Katalonjës nuk janë të krahasueshme.

“Këto krahasime bien në veshë të shurdhër, nuk kanë peshë, edhe pse avokatët e pavarësisë së Katalonjës i pëlqejnë ata,” tha Borrell në përgjigje të pyetjeve në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq, kryediplomati serb tha se duke u udhëhequr nga akte të njëanshme është diçka që të gjitha rastet e separatizmit kanë të përbashkët.

“Ata nuk duan dialog, prandaj është e papranueshme,” tha Daçiq.

Ai shtoi se “përfaqësuesit e separatistëve katalanas kanë hapur zyrën e tyre në Zagreb, Kroaci – por nuk kanë asnjë biznes këtu në Beograd dhe Serbi”./koha.mk

Please follow and like us:
118522

*

*

Top