Qeni i plagosur bart çip nga Maqedonia

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve nga Tutzingu i Gjermanisë, është në kërkim të pronarit të qenit, i cili të premten u plagos binarët hekurudhorë. Deri tani pa sukses, ndërsa gjurmët çojnë në Maqedoni, shkruan “Merkur”, përcjell Shtegu.com.

Banorja gjermane Petra Schmidt-Holzer ka vendosur të gjitha mundësitë në dispozicion që nga e premtja. “Kam telefonuar nëpër gjithë Europën”, thotë kryetarja e Shoqatës për mbrojtjen e kafshëve nga Tutzingu. Arsyeja: Të premten në Tutzing, qeni i plagosur nga një tren ka pasur me vete një çip nga Maqedonia. Pronari i qenit të plagosur rëndë, deri nga fundi i javës nuk është lajmëruar.
Policia nga Starnbergu, qenin e plagisur e ka dërguar në një klinikë veterinere në Starnberg, në të cilën ai gjendet akoma. Veterinerët është dashur ta operojnë urgjentisht. “Ai po ndjehet shumë keq”, thotë Petra Schmidt-Holzer.
Ajo dhe shumë të tjerë habiten se si pronari nuk kujdeset për qenin e tij. Si një arsye e mundshme, ajo dyshon për frikën e kostove veterinere, informon Shtegu.com. Por kjo do të jetë e pabazë, siguron gjermanja. Nëse pronari nuk mund ta përballojë këtë, klubi do t’i paguajë shpenzimet.
Qeni ka një rrip në qafë dhe të lë përshtypje me përkujdesje të madhe. Ai nuk duket sikur të ishte humbur për javë të tëra nëpër pyll, thotë kryetarja e shoqatës për mirëqenien e kafshëve, e cila personalisht ka shumë përvojë në mirëqenien e kafshëve edhe jashtë vendit. Ndoshta ekziston edhe një çip i dytë, ndoshta një organizatë e mirëqenies së kafshëve mund të ndihmojë më tej. Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë anonime në bazë të kërkesës, siguron shoqata për mirëqenien e kafshëve. Për çdo informatë mund të paraqiteni në telefonin (0 81 58) 33 30 ose në numrin celular 0160/97 96 42 97.
 
 
 
Fundi i bashkëbisedimit
 
Please follow and like us:
139

*

*

Top