Pyetja që i nevrikos më së shumti shqiptarët e Luginës në Zvicër

17:07:56               2019-05-17

 

 

Për të sqaruar konfuzionin e vazhdueshëm në lidhje me çështjen e prejardhjes të shqiptaro-zviceranëve, më poshtë do të gjeni një spjegim të thjeshtë.
Në të vërtetë, pyetja nuk parashtrohet, sepse një shqiptar e njeh një tjetër shqiptar që nga larg. Por, jo se ai ka një kokë katrore (gjithmonë këto paragjykime …), por pasi e dallohjnë njëri-tjetrin përmes shprehjes së fytyrës dhe gjestet.

Por, një zviceran nuk mund ta bëjë këtë. Megjithatë, kjo nuk është aspak e keqe, pasi atëherë ata mund të bëjnë pyetjen: “A jeni shqiptar?” Nëse ju i përgjigjeni kësaj pyetjeje me “Po”, pyetja do të vazhdojë si më poshtë.

“Nga vjen?” Dhe kurreshtarët zakonisht këtu bien në kurth: Nëse përgjigja juaj është “Kosova”, ata vijojnë: “Atëherë pra je kosovar, apo jo?”. Kjo do të ishte teorikisht e saktë, por nuk dëgjohet me ëndje një pohim i tillë. Ndonëse Kosova konsiderohet e pavarur që nga viti 2008, shumë njerëz e dëshirojnë ribashkimin me Shqipërinë. Kështu që nuk është rastësi që njerëzit e vendit më të ri në Europë që preferojnë të quhen “shqiptarë nga Kosova” ose “shqiptarë të Kosovës” e jo “kosovarë”.

Në përgjithësi, gati gjysma e rreth 250,000 shqiptarëve në Zvicër vijnë nga Kosova. Megjithatë, numri i saktë i shqiptarëve që jetojnë këtu nuk mund të përcaktohet sepse ata janë të regjistruar si kosovarë, shqiptarë, verimaqedonas, serbë apo edhe shtetas zviceranë.

Për shembull, unë vij nga Presheva në Serbinë Jugore, kam shtetësinë serbe, por jam një shqiptar etnik dhe kam lindur në Altstätten SG.

Kur këtë ua spjegoj shokëve të mi në të njëjtën mënyrë, ata zakonisht vrenjten: “Hë? Si, vjen nga Serbia dhe je shqiptar? Por, ata fare nuk e pëlqejnë fare njëri-tjetrin?”. 100.000 herë u them atyre se në pjesën më jugore të Serbisë është një qytet i quajtur Preshevë, i cili është i banuar 90 për qind shqiptarë dhe unë ose paraardhësit e mi, vijnë nga pikërisht ky vend.

Vallë, a është kaq e vështirë për ta kuptuar tani? Jo, nuk ishte. Shënojeni këtë pas veshit tuaj ose shtypeni këtë shkrim – por mbi të gjitha: Ndaloni të më parashtroni këtë pyetje gjatë gjithë kohës. Jam në mbarim e sipër!

 

Redaktori i “Blick am Abend” Fanol Ajdari

 

Please follow and like us:
183547

*

*

Top