Policia zvicerane këshillonte që të mos valëvitet flamuri shqiptar

18:48:15                   2018-06-25
 
 
Një oficer i policisë kishte urdhëruar që flamuri shqiptar të lihej brenda në makinë. Për te ka qenë në rregull që të valëvitej flamuri zviceran. Lexuesit këtë rast e trajtojnë si racist, ndërsa policia zvicerane si shembullor.
 
Pas fitores së Përfaqësueses zvicerane kundër Serbisë, të premten e kaluar u festua me të madhe në Cyrih. Disfata e serbëve dhe festimi i golave të Xhakës dhe Shaqirit me shqiponjën dykrenare, i ngriti emocionet në kulminacion. Pas përfundimit të lojës, policia e qytetit nuk arriti të qetësonte situatën edhe aq lehtë, pas përleshjeve të dhunshme dhe djegies së një flamuri të Kosovës. Në rrethin 4 dhe 5 të qytetit, zyrtarët ishin në mobilizim të vazhdueshëm.
 
Aktualisht, në internet është duke qarkulluar një video ku një polic shihet se si në rrugën „Friesstrasse“ (e njohur edhe si Balkanstrasse) ka urdhëruar një vozitës ta fut në veturë flamurin e tij shqiptar. Kur bashkudhëtari i tij i tregon se bëhet fjalë për një flamur zviceran, policia i thotë: „Ah, më vjen keq, mendova se ishte flamur një shqiptar. Flamurin zviceran mund ta valëvitni lirisht“.
 
Kjo video ka ngjallur indinjatë të thellë: „Edhe pse kërkesa e policëve erdhi në funksion të sigurisë, në video mund të vërehet standardi i dyfishtë që asaj i jep një shije të hidhur“, ka shkruar një lexues i rregullt i gazetës „20 Minuten“. Nuk ka kuptim që flamuri shqiptar të jetë problematik, ndërsa i Zvicrës jo.
Nga ana tjetër, policia e qytetit në Cyrih e ka vlerësuar si të hijshme sjelljen e oficerit të policisë: „Ai veproi në mënyrë shembullore“, ka deklaruar zëdhënësi i policisë Marco Cortesi. „Pasi situata pas ndeshjes ishte e tensionuar dhe hidheshin shishe dhe gurë mbi makinat me flamuj shqiptarë, ne ishim të gatshëm për të ndërhyrë“, thotë Cortesi.
 
Në mënyrë që të mos shkaktoheshin përplasje të mëdha, vozitësit në „Friesstrasse“ kanë qenë të udhëzuar nga policia që flamujt shqiptarë t`i lënë brenda në vetura: „Valëvitja e flamurit zviceran nuk ka shkaktuar asnjë problem dhe mund të vozitej pa problem“, ​ka përfunduar Cortesi.
 
Videon mund ta ndiqni në vegzën në vijim:
 
 
http://www.20min.ch/schweiz/zuerich/story/Polizei-27758105
Top