Policia gjermane kthen prapa gjashtë shqiptarë, nuk kishin mjaft të holla

15:20:33               2019-06-12

 

 

Të martën (më 11 qershor), policia federale gjermane arrestoi gjashtë shtetas shqiptarë në një autobus, në kontrollet kufitare në A8, nën dyshimin për hyrje në tentativë të paautorizuar. Policia federale refuzoi t’i lejonte ata të hynin në Gjermani.

Të martën pasdite, policët federalë në Freilassing kanë ndalur në pikat e kontrollit Schwarzbach, një autobus me autotarga të Shqipërisë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Gjatë kontrollimit të udhëtarëve, zyrtarët vërejtën një grup prej gjashtë shtetasish shqiptarë që kishin pasaporta kombëtare të vlefshme. Shqiptarët i thanë policisë se në Gjermani do të qëndronin për tre ditë, për qëllime turistike. Megjithatë, në bazë të bagazhit të transportuar, policia federale dyshoi në lidhje me vërtetësinë e këtyre informatave.

Dyshimi i zyrtarëve u konfirmua pas pak kohësh. Një pyetje në hotelin që e kishin rezervuar, dëshmoi se rezervimet ishin anuluar. Grupi turistik i shqiptarëve, policisë federale nuk ka mundur t’i japë ndonjë informacion tjetër të besueshëm për qëllimin e udhëtimit të tyre në Gjermani. Përveç kësaj, asnjëri prej tyre nuk kishte të holla të mjaftueshme për një qëndrim në Republikën Federale. Policia Federale arrestoi të gjashtë personat nën dyshimin për tentim hyrje të paautorizuar dhe ata i dërgoi në Freilassing për inspektim.

Policia federale i denoncoi shqiptarët dhe ua refuzoi hyjen në Gjermani. Më pas, shqiptarët ata i kthyen në Austri.

Please follow and like us:
235555

*

*

Top