Policia gjermane arreston një shqiptar me urdhërarrest ndërkombëtar

19:34:01                    2019-03-06

 

 

Policia federale gjermane e Rosenheimit, të martën ka arrestuar një person të kërkuar ndërkombëtarisht, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Ai është ndaluar në vendkalimin kufitar pranë Kiefersfeldenit. Në vendlindjen e tij, shqiptarin e arrestuar e pret një dënim me burg prej disa vitesh.

Në pikën e kontrollit A93, policia federale gjermane ka ndaluar një autobus që qarkullonte nëpër destinacione të largëta. Në kontrollin policor kufitar të të dhënave personale, kompjuteri sinjalizoi dritën e kuqe. Shqiptari 53-vjeçar po kërkohej me një urdhërarrest ndërkombëtar. Dyshohet se ai kishte huazuar me mashtrim rreth 230,000 euro në vitin 2012. Megjithatë, rimbursimi i dakorduar pas gjashtë muajve nuk ishte realizuar kurrë. Një gjykatë në Tiranë (Shqipëri), atë e kishte dënuar me burgim prej shtatë vitesh, për mashtrim në vitin 2017. Por, i dënuari ende nuk ekishte vuajtur dënimin.

Sipas rendin gjyqësor, shqiptari është arrestuar. Policia federale e mori atë në një institucion korrektues në Mynih. Mashtruesi së shpejti do të ekstardohet tek autoritetet gjyqësore në Shqipëri.

Please follow and like us:
118522
Top