Plas gallata në rrjetet sociale me kompaninë ajrore Chair Airlines

94 Lexime

17:34:35                06/13/2019

 

 

Dy muaj e gjysmë pas falimentimit përfundimtar të linjës ajrore gjermane Germania, ky emër tashmë është bërë histori edhe në kompaninë simotër në Zvicër, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Shtegu.com: Kompania tani është pagëzuar me emrin Chair Airlines.

Ende mbetet e paqartë nëse me këtë emër është pagëzuar me dashje apo padashje, por nga kompania në fjalë, para mediave të martën kanë deklaruar se ky emër i është vendosur me vetëdije të plotë, që në përkthim të gjuhës angleze do të thotë `karrige`. „Karrige“ qëndron për ulësen në avion. Me ndarjen e „ch“ me ngjyrë të kuqe dhe „air“ me ngjyrë të kaltër në logon, është paramenduar origjina zvicerane. Për linjën ajrore zvicerane, Swissness-i është shumë i rëndësishëm.

Mirëpo, në rrjetet sociale ka plasur gallata, pasi në gjuhën frenge, kjo fjalë do të thotë `mish` por i afrohet edhe fjalës `shtrenjtë` (cher). Ndërsa edhe në gjuhën angleze, ka pasur reagime për një emër të tillë që do të thotë hapësira për të arritur deri te karriget. Një tjetër përdorues e ka shënuar edhe me shenjën ¯\_(ツ)_/¯.