Pacientët në spitalin Insel të Bernës presin pesë orë për rast emergjent

20:02:07             2018-06-14

 

Spitali më i njohur zviceran Inselspital në Bernë, është ndër më të vjetrit dhe shërbimet e tij ka filluar t`i ofrojë që nga viti 1354. Gjithashtu, ai njihet edhe si më bashkëkohori në gjithë Zvicrën. Aktualisht ka 7.700 të punësuar të cilët kanë dhënë betimin për tu përkujdesur për shëndetin e pacientëve të tij, në principin “best practice”.

Në kuadër të tij funksionon edhe reparti i emergjencës, i cili për herë të fundit u rinovua në qershor të vitit 2012 me mjetet më bashkëkohore të mjekësisë. Ai posedon tre helikopterë, tre dhoma të trajtimit intensiv dhe 30 vende të vende trajtimi të vëzhguara nga video kamera. Ai përkujdeset për pacientë nga 152 vende të botës.

Në vitin 2016, emergjencën e kanë vizituar mbi 46.000 persona, ndërsa arsyeja më e shpeshtë ka qenë aksidenti.

Në web faqen e këtij reparti shkruhet se shërbimet e tij janë të pranishme brenda 24 orëve me mjekë dhe specialistë për pacientët.

Më tej, në profilin e tij, reparti shkruan: “Ne i trajtojmë me kompetencë pacientët me sëmundjet më serioze, me rrezikun e jetës, si dhe me sëmundjet dhe lëndimet e thjeshta. Një pjesë e madhe e pacientëve tanë paraqiten personalisht në Qendrën Emergjente Universitare. Si rezultat i kësaj, shpesh ndodhin pritje të gjata për të cilat ne kërkojmë mirëkuptimin tuaj”.

Më poshtë është dhënë edhe një tabelë e pritjeve në raste të ndryshme të aksidenteve apo sëmundjeve, e cila ëhstë ndarë nëpër faza:

Faza 1: emergjencë akute, trajtim i menjëhershëm
Faza 2: trajtimi brenda 20 minutash
Faza 3: trajtimi brenda 120 minutave
Faza 4: Situata jo emergjente

Gjithçka do të ishte në rregull, po që se kjo faza e katërt të definohej pak më saktë. Më konkretisht, një lexues i rregullt i gazetës Lajm, më datë 09 qershor të këtij viti, e ka dërguar bashkëshorten në emergjencë rreth orës 00.30, pasi disa çaste më herët ishte aksidentuar duke pësuar lëndime edhe jo shumë të lehta në këmbë dhe duar.

Pra, tortura filloi nga ora 00.30 dhe vazhdoi nga ora 02.30 kur një infermiere më në fund erdhi dhe i shoqëroi në një sallë pritjeje të imagjinuar me perde të thjeshta, nënjë hapësirë sa përnjë kreavt dhe një karrige. Nga ana tjetër e perdes, lirisht mund të dëgjoheshin bisedat e mjekut me pacientin dhe asgjë nuk asoconte në besueshmëri të të dhënave personale.

Dorën në zemër, infermierja erdhi dhe i informoi se së shpejti do të vijë radha edhe tek çifti bashkëshortor, duke i pyetur nëse kanë nevojë për diçka. “Jo, jo e duam vetëm mjekun kujdestar të përkujdeset për plagët”, i ishin përgjigjur asaj. Dhe, tortura vazhdoi edhe më tej, me shtërngim dhëmbësh nga dhemjet e plagës, psherrëtima, por edhe dëshpërim të madh për neglizhencën e një spitali me famë botërore.

Më në fund, diku nga ora 05.00 erdhi mjeku dhe çiftin e gjeti pothuajse me sy të mbyllur në atë hapësirë që nuk i përngjante aspak renomesë së spitalit. Odiseada mbaroi në ora 05.30. Do të thotë plot pesë orë është dashur të kalojnë për tu futur në fazën e katërt të situatave jo emergjente. Mbetet e paqartë përse çifti shkoi në një Qendër emergjente që pranon raste të situatave jo emergjente, kur për këtë fazë është i paraparë mjeku amë?!

Megjithatë, përmes platformës sonë, çifti shqiptar kërkon t`i shprehë falënderime infermieres së ndërgjegjshme dhe vërejtje mjekëve kujdestarë se janë betuar me “Betimin e Hipokratit”, i cili është një lloj ligji moral i njeriut me profesionin mjek, të cilin e realizojnë para se t`ia fillojnë profesionit. (Gazeta Lajm)

* Emri i njohur për redaksinë

Top