Një fëmijë gjashtëvjeçar nga Maqedonia e Veriut lëndohet rëndë në Gjermani

16:52:20              2019-03-07

 

Një fëmijë gjashtëvjeçar është goditur nga një veturë, në rrugën “Westenwall” të qytezës Hamm në Gjermani dhe është lënduar rëndë, shkruajnë mediat gjermane, informon Shtegu.com. Sipas hetimeve fillestare, fëmija nga Maqedonia e Veriut ishte futur në rrugë rreth orës 17.15, në afërsi të shtëpisë me numër 4.

Këtu, ai u godit nga një veturë e llojit Audi, e drejtuar nga një 27-vjeçar me vendbanim në Hamm. Ai ka qenë duke qarkulluar në drejtim të Westring, kur papritmas e godet fëmijën. Vozitësi i Audisë A5, fëmijën dhe nënën e tij fillimisht i transferoi në ordinancën emergjente në rrugën “Nassauer Strasse”. Nga këtu, djali u dërgua me ambulancë në spitalin e fëmijëve, ku u ndalua për mjekim të mëtutjeshëm. Gjatë këtij aksidenti nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Please follow and like us:
118522
Top