Nikollovski: Ja pamë “sherrin” Bujar Osmanit

45 Lexime

 
 

Aleksandër Nikolloski, nënkryetri i VMRO-DPMNE-së, ishte mysafir në emisionin TOPTEMA në TV Telma. Që në fillim ishit kundër që Maqedonia nuk guxon të jetë në një pako me Shqipërinë dhe se ata do të na e vështirësojnë të gjithë situatën, e pyeti Nikollovksin gazetarja Snezhana Llupevska, përcjell TS.

 

“Unë në fillim të muajt Prill të 2018 diskutova për këtë çështje, kur po gatuhej kjo situatë. Isha i informuar për një takim joformal të ish ministrit të jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati dhe zëvendëskryministrit aktual për çështje Europiane, Bujar Osmani, në të cilën në mënyrë të shpejt u dakordua që Maqedonia dhe Shqipëria të futen në të njëjtin grup. Për mua kjo ishte gabimi më i madh dhe tani do sqaroj pse!? Egzistonin dy grupe në Ballkanin Perëndimor dhe ata grupe ishin Sërbija, Mali i Zi dhe Shqipëria, Kosova, Bosnja. Maqedonia gjithmonë ishte e lënun anash përshkak problemit me emrin, logjikisht ishte se kur do të zgjidhej problem me emrin Maqedonia të ecë me grupin e Malit të Zi dhe Serbisë. Për Shqipërinë ajo ishte shumë problematike për shkak se Kosova dhe Bosnja janë ende shtete të padefinuara. Kosova nuk është as Formalisht anëtare e OKB-së. Këtu diplomacisë shqiptare i duhet uruar, ndërsa diplomacia Maqedonase e bëri gabimin më të madh strategjik për shkak se ishte e qartë se Shqipëria nuk do të mundej ti realizoj reformat. Për ta argëtuar Maqedoninë Bujar Osmani përgaditi planin 3-6-9 dhe e realizoi 41% të planit të cilin vetë e krijuan”, un përgjigj Nikollovski. /ina