New York Times ngatërron Notre Dame me katedralen gjermane

11:11:45                2019-04-17

 

 

 

E përditshmja amerikane “New York Times”, ka bërë një gabim të madh gjatë raportimit për shpërthimin e zjarrit të madh në Notre-Dame të Parisit: Në prologun e një videoje të realizuar, në vend të katedrales së Parisit, ka mundur të vërehet Katedralja e Kölnit në Gjermani. Videoja u publikua mbrëmjen e së martës në Facebook, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

 

Në komente, disa përdorues gjermanë ia tërhoqën vëmendjen gazetës që kishte shkaktuar konfuzio: “Katedralja jonë është e paprekur, përse fillon videoja me të”, ka shkruar një përdorues nga Gjermania. Madje edhe lexuesit amerikanë e vunë re gabimin: “U irritova. Kjo nuk është fare Notre-Dame”.       https://nyti.ms/2GoZVT0

Please follow and like us:
235555
Top