Nëse duan maqedonasit Republikë Europiane, le ta votojnë Rekën

Gostivar, 13 prill – Sonte tubimi i radhës i partive opozitare BESA dhe ASH në përkrahje të kandidaturës të pavarur të profesor Blerim Rekës, është mbajtur në qytetin e Gostivarit.
Krerët e dy partive opozitare përcjellën mesazhin se duhet përkrahur kandidatura e Blerim Rekës sepse është më e duhura dhe model që iu duhet qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Kasami theksoi se opozitën shqiptare mundohen ta degradojnë, duke thënë se nuk janë në rrugën e duhur.
“Iu them, ne jemi në rrugë të drejtë, pas nesh dhe Blerim Rekës qëndrojnë shqiptarët”, theksoi Kasami.
Ai më tej ka shtuar se nesë maqedonasit e duan një Republikë Europiane edhe maqedonasit duhet ta votojnë Blerim Rekën.
“Nëse ata duan një Republikë Europiane, këtë më së miri di ta bëj Blerim Reka dhe iu them se edhe maqedonasit duhet ta votojnë konceptin e Blerim Rekës”, përfundoi Kasami.
Në ndërkohë, Ziadin Sela i ASH-së ka thënë se “kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk zgjodh me konsensus, por me sakrificë, ju nuk ishit aty”.
Kryetari i ASH gjithashtu ju ka dhënë përgjigje edhe oponontentëve të tij që sipas tij, kanë gënjyer shqiptarët se Talat Xhaferi është zgjedhur në mënyrë konsensuale, duke theksuar se Xhaferi është zgjedhur me sakrificë dhe jo me konsensus.(koha.mk)

Please follow and like us:
235555
Top