Në vend të nekrologut për Fadil Vokrrin

Foto: Koha Ditore

 

19:25:36                    2018-06-13

 

Gazetari i mirënjohur sportiv nga Kosova, Driton Latifi, në profilin e tij në Facebook ka postuar një shkrim tepër emocional, që ia ka përkushtuar legjendës së futbollit kosovar, tashmë të ndjerit Fadil Vokrri. Ja edhe shkrimi i tij i plotë:

 

„Ka disa dite qe mendohem nese mund te shkruaj edhe une ndonje fjale per ma te madhin tone te sportit me popullor ne bote, por nuk po mundem, vazhdoj te kam nje mendim se ndoshta ky ankth po perfundon dhe ta shoh serish fytyren e buzeqeshjen e tij. Ate buzeqeshje qe e nxirrte sa here ndjehej i gatshem per batuta dhe bindje se e kishim gabim, fort kenaqej me keto gjera e sidomos me ate fjalen magjike “cka te kom thone?”, para se ti kthehej seriozitetit ne muhabet. E pres ende ta shoh me supet e ngrita e te ngre duart gjysme te thyera me ate “eh” qe e nxirte sa here na kapte ne ofsajd.

Ndonje info rreth ngjarjeve ne vazhdimesi, batuta te embla me politikan, vendor e te huaj, njerez rreth Federates, kundershtaret qesharak i jepnin fort shllag bisedave.

Me pamje nuk ndryshoi asnjehere, ecjen me kemben e djathte me te thyer ne hap e kishte nga futbolli, i cili i kishte dhene aq shume goditje deri sa ne po kenaqeshim me magjite e tij mes shtyllave te stadiumeve.

Me shume krenari ishte perfaqesues edhe i personalitetit te shqiptarit te Kosoves, kryelarte, qe respektonte te gjithe dhe qe zbriste per te ndihmuar kedo qe kishte nevoje ne rruge.

Kur fliste per pranimin ne UEFA e FIFA, ia kujtoja statutet se nuk mund te ndryshojne si po mendonte. “Uo Driton, uo Driton po krejt cka eshte shkru edhe mund te permiresohet. Mbaje mend krejt permiresohet”, insistonte se pranimi po ndodh.

Veq gezimit qe i fali sa e sa gjeneratave, ne keto 40 vite te fundit, ai hapi perspektiven e pafund per nje rini qe nuk ka tani nevoje te enderroje mjafton te punojne dhe te kerkojne shansin, sepse ate shansin ua dha ai.

Shume here nuk pajtohesha dhe ia thosha hapur, kur nuk pajtoheshim debati perfundonte me nje dribling te tij: “lapsin e ki shkruaj pra”, kjo ishte fishkellima e fundit dhe sikur me gol te pesuar nga ai ne minutat shtese humbjen e kisha te garantuar.

Modestia ishte arma e tij me e madhe, ai kishte dhene shume here provimin e kualitetit si lojtar, sportist, njeri e humanist. Prandaj beri qe kudo te paraqitet me kauzen e Kosoves te bente edhe kundershtaret edhe armiqte te ngushtohen para tij, per padrejtesite qe i perjetonim.

Fadil, duket se kete here ai lapsi te cilin ma permende gjith jeten kete here po me tradhton, nuk mund te gjen fjale i shkreti as te jete i perkrahur nga truri, sepse kete teme qe po ndodh nuk po e pranon aspak, duket joreale. Shume te quajten mjeshter disa lider, por per mua mbetesh nje FITUES i perjetshem, fitues i futbollit tone.

I madh Zvone Boban tha shpresoj nje dite te luajme serish futboll, une them te kem rastin te shkruaj per ju.
Te qofte i lehte dheu i Kosoves, qe kurr se harrove.“

DRITON LATIFI

Top