Në Sllupçan u gjetën të vrarë një 47 vjeçar dhe djali i tij 9 vjeç

47 Lexime

11:41:46               2019-04-22

 

 

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmë në hyrje të fshatit Sllupçan të Kumanovës, në afërsi të vendit të quajtur “Te bunari i Sllupçanit”. Trupat e pajetë të një 47 vjeçari dhe djali i tij 9 vjeç nga fshati Opajë janë gjetur në veturën e tipit “opel astra” me regjistrim të Shkupit, ka konfirmuar MPB-ja për portalin Plusinfo. Autori i ngjarjes është i panjohur. Vrasja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22.40 në stacionin policor në fshatin Mateç.

Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe prokurorisë inspektuan në vendin e ngjarjes. Trupat e të vrarëve janë dorëzuar për obduksion në mjekësinë ligjore. Më shumë detaje nuk janë dhënë nga organet kompetente, shkruan Tv Telma.