Ndalohet kamioni 40 tonësh serb që mund të rrezikonte komunikacionin në Zvicër

15:51:57                  2018-02-09

 

Në vendkalimin kufitar Kreuzlingen të Zvicrës, nëpunësit doganorë zviceranë kanë hetuar një kamion dyzet tonësh nga Serbia, pothuajse para shkatërrimit, duke ia ndaluar udhëtimin e mëtutjeshëm nëpër Zvicër.
Të martën më 06 shkurt, nëpunësit doganorë zviceranë kanë kontrolluar një kamion nga Serbia në detaje, njofton Shtegu.com. Rimorkioja e kamionit ka qenë e mbushur me 24 tonelata vaj soje, i cili është dashur të zbrazet në Zvicër.
Gjatë kontrollit të automjetit, në mes tjerash nuk kanë funksionuar amortizuesi i shkatërruar, shakujt në gjendje jo të rregullt, dryshqe të ndryshme si dhe defekte të tjerë të rënda. Vozitësi serb është dërguar në polici dhe ai duhet të llogaritë në një gjobë të majme.
Departamenti zviceran doganor, në kufi kryen kontrolle të automjeteve për të siguruar komunikacionin rrugor në Zvicër. (Shtegu.com)

Top