Mos e humbisni shoun, kulla e Ajfelit feston përvjetorin e saj të 130-të

19:21:29               2019-05-15

 

Monumenti më i famshëm në Paris, kulla e Ajfelit, të mërkurën do ta festojë përvjetorin e saj të 130-të me një koncert dhe shou ndriçues spektakolar për dymbëdhjetë minuta, që do të përsëritet tre herë në mbrëmje. E gjitha kjo do të transmetohet drejtpërdrejt në internet.

E ndërtuar me rastin e Ekspozitës Universale të vitit 1889, kulla e Ajfelit do ta festojë përvjetorin e 130-të të saj. Është pikërisht mbrëmja e mërkuës kur do të fillojë festa, e cila pritet të zhgjasë tre ditë, shkruajnë mediat franceze, përcjell Shtegu.com.

Ngjarja do të fillojë në ora 20:30 me një koncert nga Jeanne Added, e shpërblyer për herë të fundit me Grammy për albumin e saj “Radiate”. “Zonja e Hekurt” paralajmëron një shou falas , i cili do të transmetohet në Facebook.

Pas kësaj, do të fillojë spektakli me shou ndriçues. I organizuar nga projektuesi Bruno Sellier, ky shou do të zgjasë dhe do të rishfaqen në ora 22.00 dhe 23.00 me muzikë, ndërsa pas mesnate pa përcjellje muzikore, për të mos i shqetësuar banorët në këtë orë.

Kjo shfaqje do të transmetohet edhe në llogarinë Instagram të kullës Ajfel.

KULLA AJFEL NË PAK SHIFRA

Lartësia e saj: 324 metra

Pesha e saj: 10 100 tonelata

Vizitorët e saj: 7 milionë persona për çdo vit

Ndërtimi i saj: 2 vite, 2 muaj dhe 5 ditë

Numri i pjesëve: 18 038

Numri i saj i antenave televizive dhe radiofonike: 120

Numri i shkallëve të saj: 1.665

Please follow and like us:
183547

*

*

Top