Mobilizohen njëqind policë gjermanë, arrestojnë një trafikant të dyshuar shqiptar

12:19:48                   2019-04-17

 

Gjatë hetimeve me urdhër të Prokurorisë në Stralsund të Gjermanisë, në Baden-Baden të martën është arrestuar përkohësisht një trafikant i dyshuar. 100 oficerë të policisë federale gjermane dhe nëpunës nga drejtoria federale e doganave kanë kontrolluar disa objekte, duke përfshirë një kantier ndërtimi, në Baden-Württemberg, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

I dyshuari thuhet se ka punësuar punëtorë shqiptarë që nuk kanë pasur viza që do t’u lejonin të drejtën për punë, tha policia federale. Në Baden-Baden, oficerët policorë kanë hasur në dy shqiptarë të punësuar në mënyrë të paligjshme dhe siguruan dëshmi të gjera, siç janë dokumente, media të memories dhe dokumentet e identitetit.

Në fund të marsit, hetuesit kishin realizuar kontrolle në Prora në ishullin Rügen, si dhe në ambiente banimi dhe biznesi në Binz, Lauterbach, Lüssow dhe Hamburg, me dyshimin për punësim ilegal, përcjell Shtegu.com. Me këtë rast, ata zbuluan njëmbëdhjetë shqiptarë që punonin ilegalisht në territorin federal gjerman. Zyrtarët gjithashtu morën informata për një tjetër kantier ndërtimi në Baden-Baden.

Sipas të dhënave të mëparshme, nga viti 2018 janë identifikuar gjithsej katër të pandehur kryesorë. Ndër të tjera, ata akuzohen se i kanë privuar shqiptarët nga rrogat e tyre dhe i kanë shpërdoruar ato. Ata dyshoheshin për organizimin e vendbanimit të paligjshëm dhe punën e paligjshme për shtetasit shqiptarë të ardhur në mënyrë të paligjshme dhe për punësimin e tyre për qëllime shfrytëzimi.

Please follow and like us:
183547

*

*

Top