MAHNITËSE: Fikret Zendeli nderohet për drejtësi sociale në US-Award

252 Lexime

12:14:06                 2019-04-10

 

 

Iniciativa „Social Friday“ e sipërmarrësit shqiptaro-zviceran, Fikret Zendeli në „World Changing Idea Award“ është nderuar me „Honorable Mention“. Çmimi jepet për çdo vit nga revista amerikane e biznesit „Fast Company“ dhe nderon projekte apo produktet që gjenden ende në blloqe fillestare, por tregojnë potencial për të zgjidhur disa nga problemet e shumta të botës në mënyra të reja. Revista mujore „Fast Company“ është një nga 10 revistat më të mira të biznesit në SHBA dhe fokusohet në risitë. Juria përbëhet, ndër të tjera, nga projektues, sipërmarrës dhe konsulentë.

Tani, iniciativa „Social Friday“ ka fituar një çmim në kategorinë e futur për herë të parë në këtë shpërblim, të quajtur „Drejtësia sociale“, informon Shtegu.com. Para dy vitesh, iniciativën e themeloi shqiptari Fikret Zendeli, pronar i kompanisë së shërbimeve Breon në Shkup, i cili si fëmijë i prindërve të Maqedonisë së Veriut u rrit në Zvicër dhe gati dhjetë vite më parë u kthye në vendin e tyre. Fillimisht, ai thjesht, pasditet joproduktive të së premteve të zyrës dëshironte t`i shndërrojë në një efekt pozitiv për shoqërinë. Që atëherë Fikreti dhe ekipi i tij përdorin një pasdite të së premtes në tre muaj për të mbështetur iniciativat relevante shoqërore: Lyerje të një shtëpie të pleqve me banorët e saj ose pastrimi i parqeve në qytetin e Shkupit. Ndërkohë, iniciativa ka gjetur aleatë edhe në vende të tjera europiane, të tilla siç janë, agjencia „Marketagent.com“ në Austri, Oriflame në Letoni dhe Ambasada zvicerane në Maqedoninë e Veriut. Fikreti tani dëshiron ta shpërndajë idenë e tij sa më gjerë që është e mundur, nëpër tërë botën.

Për Fikretin është veçanërisht e rëndësishme që simpatizuesit e rinj t`i pranojnë vlerat e „Social Friday„: „Aktivitetet bëhen gjatë orarit të paguar të punës dhe të punësuarit janë të lirë të vendosin nëse duan të marrin pjesë apo jo“, thotë shqiptari 36-vjeçar, njofton Shtegu.com. Pasditet e „Social Friday“ ai i sheh si një mënyrë për të rritur në mënyrë aktive ndërgjegjësimin e mjedisit shoqëror dhe në të njëjtën kohë që të promovojë shpirtin e ekipit – ai është i bindur se kjo është edhe në interesin afatgjatë të ekonomisë. Përveç kësaj, një „Social Friday“ ka nevojë për përsëritje të rregullta, thotë Fikreti: „Vetëm në këtë mënyrë vetëdija sociale mund të zhvillohet në kulturën e korporatës dhe të vendosë vetëqëndrueshmëri“.

Rrjetëzimi i të gjithë aktiviteteve të „Social Friday„, ndër të tjera përmes medias sociale duke përdorur hashtag #SocialFridayActivity dhe socialfriday.org, madje edhe kompanive të vogla u ofron mundësinë për të vënë përpjekjet e tyre në një kontekst më të gjerë shoqëror. „Po që se jeni pjesë e një komuniteti ndërkombëtar, kjo ju motivon në mënyrë plotësues. Kjo vlen edhe për sipërmarrësit, punëtorët dhe të gjitha ekipet, është i bindur iniciatori.