Loredana mund të dëbohet nga Zvicra

49 Lexime

11:22:21                 2019-05-11

 

Po që se dënohet, reperja shqiptare Emmenbrücke LU, kërcënohet të dëbohet. Pesë vite më parë, nuk kishte funksionuar kërkesa e saj për natyralizim.
Reperja Loredana është në objektiv të Prokurorisë Publike të Lucernit: Dyshohet se e ka mashtruar një çift zviceran nga Valisi për rreth 700,000 franga zvicerane. Tani, ajo mund të përballet me burgim deri në pesë vite ose me një gjobë.

Edhe më tej vlen prezumimi i pafajësisë. Megjithatë, nëse dënohet për mashtrim, ajo nuk mund të jetë më në gjendje të qëndrojë në Zvicër, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Neni i dëbimit në këtë rast përcakton se, gjykata duhet të obligojë një person të huaj të largohet nga territori zviceran. Më së shumti, ajo do të mund të përfitonte nga e ashtuquajtura klauzolë e rasteve të rënda. Kjo vlen veçanërisht për gjeneratat e dyta, Secondos.

Megjithëse Loredana është rritur në Emmenbrücke të Lucernit dhe aty vijoi mësimet, ajo ka vetëm shtetësinë kosovare. Kjo konfirmohet nga prokurori publik i Kantonit të Lucernit.

Siç tregon një hulumtim u të përditshmes „20 Minuten“, reperja dikur ka dashur të bëhet zvicerane, përcjell Shtegu.com. Në fund të vitit 2013, ajo aplikoi për natyralizim në Emmen, sipas një buletini të komunikimit. Aplikimi, megjithatë, me sa duket u tërhoq apo është refuzuar. Përse nuk ka funksionuar me natyralizimin, mbetet e paqartë. Komuna nuk ka dashur të komentojë rastin për arsye të privatësisë.