Lojtarët shqiptarë dhe Lichtsteiner kërkojnë falje për shqiponjën dykrenare

17:12:04                    2018-09-04

 

 
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner janë prononcuar për festimin e tyre gjatë Kupës së Botës.
 
Federata zvicerane e futbollit ka pritur surprizë të madhe: Të gjithë lojtarët dhe i gjithë stafi janë paraqitur para mediave dhe kanë treguar unitetin.
 
Në të vërtetë, programi ishte një konferencë mediatike me trajnerin Vladimir Petkoviq. Por, papritmas Claudio Sulser e ka marr fjalën. Ndërkohë që delegatët e ekipit kombëtar ende po flisnin, dera u hap dhe i gjithë ekipi, duke përfshirë stafin hyri në sallën e konferencave. „Ne duam të komunikojmë me të gjithë, të jemi transparentë dhe të flasim hapur“, ka deklaruar Sulser. Përskaj tij dhe Petkoviq, i gjithë stafi zuri vend: Xherdan Shaqiri, Yann Sommer, Johan Djourou, Granit Xhaka dhe kapiteni Stephan Lichtsteiner.
 
Për herë të parë pas Kupës së Botës dhe „cunamit që e kishte përfshirë Përfaqësuesen zvicerane“ lojtarët kanë kërkuar falje për festim me shqipnojnë dykrenare, shkruajnë mediat zvicerane. Granit Xhaka ka pohuar: „Ne e diskutuam çështjen dhe vendosëm që në të ardhmen të mos ndodhë më“. „Ne nuk e dinim se çfarë reagimesh do të shkaktoheshin, prandaj dua të kërkoj falje“, ka thënë Stephan Lichtsteiner, i cili u solidarizua me Xhakën dhe Shaqirin, me ngritjen e duarve në formë të shqiponjës dykrenare, në ndeshjen kundër serbëve lojë „Nuk kemi dashur askend ta ofendojmë“. Në mënyrë të ngjashme është shprehur edhe Shaqiri: „Sigurisht, unë kërkoj falje në qoftë se ndokush është ndjerë i ofenduar“.
Top