Liberalizimi i vizave për Kosovën

47 Lexime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me komisionerin e BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u bisedua për agjendën integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për hapat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe reformat e tjera si pjesë e zhvillimit të vendit.

Lidhur me proceset integruese evropiane, kryeministri Isa Mustafa theksoi përkushtimin maksimal të Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim, duke kërkuar përkrahje më të madhe të BE-së.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, tha se Kosova i ka përmbushur kriteret për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe për liberalizimin e vizave, dhe se tashmë pret finalizimin e këtyre dy proceseve.

Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e BE-së për Kosovën.

Kryeministri Mustafa dhe komisioneri Avramopoulos biseduan edhe për proceset tjera në Kosovë, rajon dhe më gjerë