Konfrontim fizik mes mes ish nënkryetarit të KLD Çefa dhe avokatit Pjetra

Incidenti ndodhi në zonën e ish bllokut në Tiranë

Një sherr, që ka nisur për një proces gjyqësor ka përfunduar me përplasje fizike mes ish nënkryetarit të KLD-së Elvis Çefa dhe avokatit Ndue Pjetra. Incidenti ndodhi në zonën e ish bllokut në Tiranë dhe dy protagonistët fajeësojneë njëri-tjetrin për konfliktin.

Një sherr mes avokatit Ndue Pjetra dhe ish nënkryetarit të KLD, Elvis Çefa, degjeneroi deri në përplasje fizike paraditen e së hënës në zonën e ish bllokut. Sipas kreut të avokatëve antikorrupsion sherri mes tij dhe Çefës ka lidhje me një proces gjyqësor, ku Pjetra e akuzon ish nënkryetarin e KLD për zvarritje procesi.

I kontaktuar me telefon ish nënkryetari iKLD-së tha se do të bëjë kallëzim në polici për avokatin I cili e ka kërcënuar dhe goditur për shkak të detyrës.Sipas Cefës ka qenë avokati ai i cili e ka ofenduar dhe goditur ndërsa do të paraqitet në polici për të dhënë spjegime të mëtejshme.

Top