Nikolla Gruevski për „Die Presse“: Beteja e Kumanovës nuk ishte konflikt ndëretnik

Në një intervistë për të përditshmen austriake „Die Presse“, kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, ka folur për zhvillimet e fundit në Maqedoni, lidhur me protestat e opozitës para Qeverisë, raportet me shefin e opozitës Zoran Zaev, korrupsionin, papunësinë, dorëheqjen e tij eventuale dhe shumë e shumë çështje të tjera. Në mesin e këtyre çështjeve, atij i është parashtruar edhe pyetja nëse në Maqedoni mund të eksplodojnë konflikte ndëretnike. „Në Maqedoni nuk ka potencial për konflikte ndëretnike. Shqiptarët janë plotësisht të integruar, bile janë edhe pjesë e Qeverisë. Edhe në Kumanovë nuk kishte asgjë të përbashkët me konfliktin ndëretnik: Ishte vetëm një betejë 30 orëshe në mes të forcave maqedonase të sigurisë dhe pesë terroristë kriminelë, të ardhur nga vendi ynë fqinj, Kosova“, ka deklaruar Nikolla Gruevski.

Top