Ligji i gjuhëve, VMRO-DPMNE me kallëzim penal kundër Xhaferit, Ibraimit dhe Kostovskit

15:00:08                      2019-01-18

 

 

 Ligji për dygjuhësinë është i dëmshëm dhe do të shkaktojë pasoja afatgjate për Republikën e Maqedonisë, ka reaguar sot partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, njofton Koha.

“Problem shtesë është që ligji është miratuar në mënyrë në të cilën sillet dhunshëm dhe në mënyrë jodemokratike. Nëse një arbitraritet i tillë i pushtetit i realizuar përmes individëve mbetet e pandëshkuar, i madh është rreziku precedenti në të ardhmen të shndërrohet në rregull”, ka thënë Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Prandaj, shtoi ai, VMRO-DPMNE sot ngrit kallëzim penal kundër personave Talat Xhaferi, Nexhmedin Ibraimi dhe Martin Kostovski për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” sipas nenit 353, “Shoqërim kriminal” sipas nenit 394 të nenit 315 të Kodit penal.

“Xhaferi, Ibraimi dhe Kostovski me vetëdije dhe paramendim e kanë keqpërdorë detyrën zyrtare dhe autorizimet dhe kanë cenuar rendin kushtetues dhe të sigurisë së shtetit. Të njëjtët në mënyrë të pandershme dhe të heshtur, në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet kanë mundësuar publikimin e ligjit për dygjuhësinë pa nënshkrim të presidentit të shtetit, me çka vendoset dygjuhësi jokushtetuese”, ka thënë Janushev. (Koha.mk)

Please follow and like us:
118522
Top