Gjest human i gazetarit të „Koha“, Bujar Kurtaj

11049497_10204827004902505_4642842766295415249_n

Pasi kishte gjetur një portofol me dokumente identiteti dhe me të holla të panumëruara, gazetari i sportit të gazetës „Koha“ në Shkup, Bujar Kurtaj aspak nuk hezitoi që rastin ta paraqesë përmes faqes së tij në Facebook, duke lutur të gjithë ata që e njohin pronarin e protofolit të informojnë të njëjtin, apo postimin e tij ta shpërndajnë sa më shumë nëpër faqet e tyre, në mënyrë që të gjendet pronari. „Fillova të kontrolloj nëpër portofolin, jo që më interesonte se sa të holla kishte brenda, por ta gjej emrin dhe mbiemrin e pronarit. Pasi e gjeta kartën e identitetit, gjëja e parë që më ra ndërmend ishte që t`njoftoja miqtë e mi në rrjetin social Facebook për identitetin e pronarit, duke lënë edhe numrin tim të celularit. Fillimisht e kërkova me emër e mbiemër në këtë rrjet social, por nuk gjeta rezultatin e duhur. Më vonë, shumica filluan të më këshillojnë dhe të më orientojnë se si të gjendet më lehtë pronari. Njëri më këshilloi që postimin ta përcjell në faqen `Duam Çair të pastër`, prej nga edhe një djal i ri e kishte informuar prindin e pronares, një vashë e re shqiptare me vendbanim në Belgjikë. U paraqit prindi i saj dhe pasi i tregova se unë e kam gjetur protofolin, e luta që ta merr edhe pronaren e dokumenteve, në mënyrë qëtë binden për verifikimin e identitetit të personit të vërtetë. Për fat të mirë, gjithçka përfundoi si është më së miri, pasi familja në fjalë është dashur që nesër të udhëtojë për në Belgjikë, ndërsa në protofol kanë qenë shumë dokumente të rëndësishme, mungesa e të cilëve do tu shkaktonte kokëdhembje të mëdha“. Gjesti i gazetarit të „Koha“ është një shembull i shkëlqyeshëm dhe edukativ, i cili meriton një respekt të veçantë. Familjarët e vajzës, duke iu falënderuar në masë të madhe Bujarit, u përshëndetën me te dhe me vete do të bartin një kujtim që të ngjallë emocione humanizmi.

Top