MBESIN TË NGUJUAR MBI 100 MINATORË TË TREPÇËS

14:04:43                2019-01-22

 

 

Mbi 100 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar nëpër horizontet e kësaj miniere si pasojë e djegies së trafos kryesore që ndodhet në Parkun e biznesit në Mitrovicë.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve në Stantërg, Shyqyri Sadiku ka konfirmuar lajmin për KosovaPress, duke thënë se janë duke bërë përpjekje që përmes lidhjeve elektrike alternative të mundësohet dalja nga zgafella e minatorëve.

“Ka në shumë se një orë që është ndërprerë rryma dhe më shumë se 100 minatorë kanë mbetur në horizontin e tetë, nëntë dhe dhjetë, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe nëpër horizonte tjera. Po bëjmë përpjekje që përmes ekspertëve tanë të elektrikes të bëjmë zgjidhje qoftë edhe të përkohshme vetëm sa t’i nxjerrim minatorët nga zgafella”, ka thënë Sadiku.

 

 

Please follow and like us:
118522
Top