Ky është zvicerani që myslimanëve në Zvicër do t`ua ndalojë faljen publike

13:25:56                      2019-02-13

 

 

Popullata tiçineze e Zvicrës, ka mbështetur Giorgio Ghiringellin gjatë votimit për ndalimin burkës. Tani, ai në lojë kë vënë një iniciativë të re.

Pothuajse i vetmuar, ai arriti nismën e suksesshme për ndalimin e burkës në Tiçino të Zvicrës. Tani, Giorgio Ghiringelli po planifikon një iniciativë popullore për të ndaluar lutjen publike “që përmbajnë mesazhe urrejtjeje, diskriminojnë fetë e tjera dhe shkelin normën kriminale kundër racizmit”, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Kërkesën e tij ai e ardumenton me një pasazh teksti në lutjen mysliamne, i cili në mënyrë implicite bën thirrje për urrejtje kundër të krishterëve dhe hebrenjve. Interpretimin e tij, Ghiringhelli e bazon tek Sami Aldeeb, një avokat zviceran me rrënjë palestineze.

Javën e ardhshme, Parlamenti kantonal i Tiçinos do të merret me kërkesën e Ghiringellit mbi këtë temë, përcjell Shtegu.com. Komiteti paraprak këshillëdhënës e ka refuzuar qartë kërkesën e tij. Por kritiku jopartiak i islamit nga Losoni, “90 përqind siguri” do të nis një iniciativë popullore me mini lëvizjen e tij “Il guastafeste”. Një problem i vështirë për të zgjidhur tekstin e iniciativës së ateistit. Ghiringhelli dëshiron ta tregojë atë në mënyrë të atillë që të mos diskriminojë myslimanët, por në të njëjtën kohë t’i ndalë lutjet e tyre nëpër rrugë.

Saida Keller-Messahli, kryetare e Forumit për një Islam Progresive, e konsideron të papërshtatshme iniciativën për të imponuar një ndalim për shkak të një “hiq çështje”, siç thotë ajo përmes “CH Media”, informon Shtegu.com. “Myslimanit mesatar i cili është i integruar në mënyrë të përkryer në shoqërinë zvicerane, kurrë nuk do t`i shkonte ndërmend që përmes lutjes t`i diskriminojnë hebrenjtë dhe të krishterët”. Dhe: “Në vende të tjera europiane si Belgjikë, Angli apo Francë, ka grupe myslimane që provokojnë me lutje nëpër hapësira publike. Por, jo edhe në Zvicër”.

Please follow and like us:
8752

*

*

Top