Kurti shpalos planin për ta ndaluar invazionin ruso-serbë në Ballkan

 

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi se egziston një përpjekje për ndaluar invazionin serbo rus në rajonin e Ballkanit.

 

Në emisionin “A”, I cili drejtohet nga gazetari i njohur shqiptar, Adi Krasta, Kurti tha se plani për ta ndaluar këtë invazion është bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe krijimin e një aleancë ballkanike ku do të përfshiheshin, Sllovenia, Kroacia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Sarajeva zyrtare, si dhe Bullgaria.
Ai theksoi se kjo temë është diskutuar edhe në takimin e tij me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Lideri i Vetëvendosjes tha se është i interesuar që idetë e subjektit që drejton të përhapen në Shqipëri, Maqedoni dhe në troje tjera shqiptare.
Ai tha se ka mbështetës të shumtë në Tiranë dhe se ka shpeshtuar vizitat në Shqipëri. Kurti ka deklaruar se vizita të ngjajshme planifikon edhe në Maqedoni. (INA)

Please follow and like us:
183547
Top