Kur në burgun austriak takohen vëllai me vëlla

17:11:13                  2018-02-11

 

Që në moshën fëmijërore, një shqiptar ka filluar me vepra kriminele. Për një kohë të gjatë, policia austriake nga Grazi nuk ka mundur të ndërmarrë asgjë ndaj tij për shkak të moshës së mitur. Por, në moshën 15-vjeçare tani gjithçka ka marrë fund. Pasi nga gjithë ky „aktivitet“ asgjë nuk ka mësuar, para disa ditësh policia e ka arrestuar duke e dërguar në burgun e Jakominit në Graz. Atje ka qenë duke e pritur i vëllai…

I hetuar shumë shpeshë, i këshilluar dhe asgjë pa mësuar nga e gjithë kjo: Që në moshën 14-vjeçare dhe kriminel i rëndë – tash e disa vite, një shqiptar i ri ka qenë problemi numër një i policisë austriake, para së gjithash në rajonin profesionist të policisë 02. Si udhëheqës i një grupi të madh kriminel, i cili rregullisht ka kryer plaçkitje dhe ka shkaktuar dëme të ndryshme, shpeshëherë janë përkujdesur ta irritojnë policinë. Por, që para pak kohësh, djaloshi i ri shqiptar është në burgun Jakomini të Grazit në paraburgim hetues, shkruan „Krone“, përcjellë Shtegu.com. Caku i grupit kanë qenë floktarët, studiot e estetikës dhe kafenetë e ndryshme. Së bashku edhe me dy 15-vjeçarë të tjerë, ata kanë plaçkitur shuma të gatshme të hollash, pasi paraprakisht i kanë hapur dyert. Plaçkitja e fundit nuk u shkoi aq mirë përdore, pasi kalimtarë të rastit i kanë hetuar dhe alarmuar policinë. Më 26 janar, policia e arreston djaloshin shqiptar në banesën e tij dhe e dërgoi në burgun Jakomini.

Tani, atje është duke qëndruar së bashku me vëllain e tij dy vite më të moshuar, i cili gjithashtu është anëtar i grupit. Ky i fundit, para pak kohësh e kishte sulmuar një polic duke e kafshuar aq fortë, sa që ai është dashur të dërgohet në spitalin më të afërt. Dueti vëllazëror tani është në pritje të seancës gjyqësore. (Shtegu.com)

Top