Kryetari i KB Shkupi, Sedat Mehmeti emërohet nënkryetar i FBM-së

22:15:26                    2018-05-22

 

 

Sporti shqiptar në Maqedoni, gjithnjë e më shumë është duke ecur drejt majave më të larta të kësaj fushe. Kohëve të fundit, shqiptarët në Maqedoni mund të llogarisin në rezultate edhe më të ndrtishme sa i përket basketbollit, pasi një shqiptar tjetër merr një pozicion të rëndësishëm në federatave e basketbollit. Bëhet fjalë për Sedat Mehmetin i cili është emëruar nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë.

Pas kuvendit zgjedhor të mbajtur në federatën e basketbollit në Maqedoni, Sedat Mehmeti u zgjodh në këtë post të rëndësishëm.

Sedati është njohës i shkëlqyeshëm i basketbollit në vend, ndërsa dhjetë vite me radhë ka qenë kryetar i Klubit të Basketbollit Shkupi. (Shtegu.com)

Top