Kjo është monstra që iu gëzua aksidentit të autobusit me trembëdhjetë të vdekur

19:55:59                   2019-02-13

 

Një profil në Facebook me emrin Biljana Vankovksa, e cila ka shënuar se është profesoreshë në Fakultetin Filozofik “Justiniani i Parë” në Shkup, si duket i është gëzuar tragjedisë së autobusit që ka ndodhur në Maqedoninë Veriore, me ç`rast, deri më tani janë konfirmuar së paku dhjetë viktima, informon Shtegu.com. Ajo, në profilin e saj ka bërë një krahasim ironik e të paskrupullt, duke shkruar: “Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallak”, duke aluduar në vrasjen e disa ushtarëve maqedonas gjatë konflitit të vitit 2001, në afërsi të këtij lokacioni. Ajo menjëherë është vërshuar me ofendime ndër më të rëndat nga shumica e lexuesve.

Please follow and like us:
8752

*

*

Top