Këtë çift zviceran me siguri e keni para edhe në Kosovë: Dashuria e hatashme ndaj të birit

12:25:14              2018-02-14

 

 

Zvicerani 55-vjeçar Guido Huwiler ka udhëtuar me biçikletë nga Olteni i Zvicrës, deri në Pyeongchang. Ai ka kaluar nëpër 20 shtete brenda një viti, që ta shohë të birin e vet Mischa Gasser në Olimpiadë.

Në Lojërat olimpike në Pyeongchang janë duke marrë pjesë 2.952 atletë nga e gjithë bota. Por, vetëm nga ta e ka babain me vete, i cili me biçikletë ka udhëtuar për të bërë tifo për të birin! Guido Huwiler (55), babai i skiatorit me stil të lirë Mischa Gasser, me bashkëshorten e vet Rita, brenda një viti ka udhëtuar nga Zvicra për në Korenë Jugore.

Më 02 shkurt 2017, ata u nisën nga Olteni i Zvicrës. Plot 17.000 kilometra më pas, çifti zviceran ka arritur në Lojërat olimpike, ku të shtunën Mischa Gasser do të përpiqet të kualifikohet në stilin Aerial.

Pas një viti kontakt përmes telefonit, apo Whatsapp-it, në Pyeongchang sërish janë takuar babë e bir. Babai pohon: «Tani duhet të qetësohemi pak. Jam i emocionuar që më në fund e takova Mischa këtu, pas ëndrrës së tij disavjeçare», shkruan „Blick“, përcjellë Shtegu.com.

Biletën e Olimpiadës Mischa e kishte prerë në momentin e fundit, duke cekur: «Është një ndjenjë e papërshkruar që babain tim ta shoh këtu. Ishte një shteg i ashpër për te, por edhe për mua. Deri para dy javësh e gjysmë, nuk isha i sigurt se ai do të arrintë në cak».

Ai mëtutje shton: «Udhëtimi i tij për mua ishte një motivim. Por, ishte edhe presion kur e dija se babai im me bashkëshorten e tij do të vinte këtu dhe e ëma ime me mikun e tij gjithashtu do të vinin. Nuk doja të paramendoja se të gjithë janë këtu dhe unë të qëndroja në shtëpi».

Çifti zviceran Huwiler, brenda një viti kanë kaluar nëpër 20 shtete: Zvicër, Itali, Kroaci, Mal të Zi, Kosovë, Serbi, Bullgari, Turqi, Gjeorgji, Armeni, Iran, Azerbajxhan, Uzbekistan, Taxhikistan, Kirgistan, Kazastan, Tajlandë, Laos, Kamboxhë dhe Kore Jugore.

Fluturimi me avion nga Kazastani deri në Tajlandë hde nga Azia juglindore për në Korenë Jugore, nuk kanë qenë të planifikuara. Huwiler nënvizon: «Në Astana i përgatitëm të gjitha dokumentet e nevojshme për vizë në Ambasaën kineze, por për udhëtim nëpër Kinë është dashur ta heqë mjekrrën».

Ish arkitekti zviceran edhe më heret ka ndërmarrë udhëtime të ngjashme, me ç`rast flen nëpër çadra apo hotele. Guido Huwiler përfundon: «Disa më llogaritin si të marrë. Por, shumcia i shohin si argëtuese aventurat e mia».

Si do që të përfundojë pjesëmarrja e të birit në Olimpiadë, babai dhe bashkëshortja e tij kanë merituar medaljen e artë për udhëtimin e pabesueshëm. (Shtegu.com)

Top