Kërkohen mjete financiare për një ekip futbollistik kosovar. Ja për cilin!

21:12:46                2018-04-22

 

Klubi futbollisti KF Begraca gjithnjë e më tepër po shënon rezultate të mira dhe inkurajuese. Mirëpo, kushtet e vështira në sportin kosovar kanë ndikuar që klubi të ballafaqohet me probleme financiare që po ndikojnë dukshëm në vazhdimin e funksionimit të kampionatit. Prandaj, Kryesia e KF Begraca në futsall ka lansuar një apel tek bashkëfshatarët kudo që gjenden, për ndihmën e këtij klubi për të vazhduar me sukseset e radhës. Në profilin e tij në Facebook, mund ta lexoni shkrimin e plotë të kërkesës për ndihmë KF Begraca, i cili të shpresojmë se nuk do të hasë në veshë të shurdhër.

 

KËRKESË!

Ftojmë dhe iu bëjme thirrje të gjithë bizneseve të fshatit tonë dhe të gjithë atyre që jetojnë në diasporë për ndihmë financiare skuadrës sonë!

Deri tani kemi luftuar me forcat tona dhe me një ndihmë prej 100 eurove nga Besim Luzha, por tani kur kanë mbetur edhe 3 xhiro, e në rast se hyjmë edhe në play of shtohen ndeshjet edhe më shumë, kurse tani më nuk kemi “mundësi” të vazhdojmë garat tutje!

Andaj ai person, apo ai biznes begracas që dëshiron ti ndihmojë skuadrës sonë le të komentojë në këtë postim dhe në do ta kontaktojmë!

Për çdo cent të shpenzuar dhe çdo gjë tjetër do të jemi transparent dhe llogaridhënës para jush!

Me respekt të veçantë, KLUBI FUTBOLLISTIK BEGRACA

Top