KB Shkupi me iniciativë për ndërtimin e një palestre në Komunën e Çairit, projekti është gati

14:40:50                 2019-05-19

 

 

Me iniciativë të Klubit të basketbollit “SHKUPI” si dhe Klubi i basketbollit për femra KBF SHKUPI të cilët garojnë në Superligën e Maqedonisë së Veriut, është inciuar ndërtimi i një palestre polivalente, e cila do t`i përfshijë pothujase të gjithë ekipet apo sportet që garojnë në Komunën e Çairit, por edhe të komunave përreth. “Qëllimi ynë është që të kemi një shtëpi të përbashkët ku do të mund të realizohen trajnimet dhe lojërat në garat e ndryshme, siç janë: basketbolli, hendbolli, futsalli, boksi, mundja, tenisi dhe sporte të tjerë. Në kuadër të palestrës planifikohet të ketë edhe një pishinë me norma olimpike për klubin e notit si dhe shfrytëzim nga qytetarët. Po ashtu, në rrethin e palestrës planifikohet një qendër afariste tregtare si dhe hotel me të gjitha kushtet që nevojiten”, pohon Enver Miftari, trajner i KB Shkupi.

 

 

Ideja e ndërtimit të një palestre të tillë ka lindur në mungesë të infrastrukturës së nevojshme për një komunë, siç është ajo e Çairit në Shkup. Trajneri Miftari më tej sqaron: “Pasi që në qytetin e Shkupit per momentin janë të ndërtuara dy palestra (Boris Trajkovski në Komunën Karposh me 8000 ulëse dhe e dyta në Komunën Aerodrom, Jane Sandanski me kapacitet prej 6000 ulëseve si dhe hotel Russia), ky është një motiv shtesë dhe nevojë që KB Shkupi të ketë palestrën polivalente me mbi 12.000 ulëse që të mund të fitojë të drejtën e organizimit të kampionateve europiane apo botërore. Palestra do të shfrytëzohet edhe për panairë të ndryshëm, koncerte muzikore, mitingje të partive dhe manifestime psh të llojit të Eurovisionit”.

Në fillim, natyrisht, do t`i parashtrohet kërkesë Komunës së Çairit, Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe Qeverisë. Nëse nuk realizohet kjo mundësi, atëherë pason faza e dytë e bashkëpunimit me partneritet nga jashtë ose me të huaj, prej të cilës tashmë kemi edhe interesim. (Shtegu.com)

 

 

Please follow and like us:
235555
Top