Kartëmonedha e re prej 200 frangash shkakton emocione 

12:22:56                    2018-10-01
 
 
 
Kartëmonedha e re zvicerane prej 200 frangash, nuk ka hasur në mirëkuptim te mërgimtarët tanë që jetojnë e punojnë në Zvicër. Një përdoruese shqiptare e Facebookut ka reaguar ashpër kur nga bankomati ka nxjerrë një kartëmonedhë të re prej 200 frangash, pasi i ka përngjarë në shenjën nacionale serbe dhe i ka ngjalur emocione të errëta. 
 
Por, në të vërtetë, kartëmonedha ka formën e tre gishtërinjve që paraqet një ligj të fizikes. Përdorimi i drejtë i dorës së djathtë: a) Drejtojmë gishtin tregues në drejtim të shpejtësisë së ngarkesës pozitive, V, ose kahun e kundërt të lëvizjes për ngarkesat negative. (kujtojmë kahun e rrymës elektrike). b) Drejtojmë gishtin e mesëm në drejtim të fushës magnetike, B. r) Gishti i madh tani tregon drejtimin e forcës magnetike, F magnetike. Vlerën e forces e gjejmë me anë të: F=BxqxVxsin(α) ku α është këndi midis shpejtësisë dhe fushës magnetike.
 
Sidoqoftë, përdoruesja nuk ka mirëkuptim për këtë kartëmonedhë dhe për një moment ka dashur ta kthejë ate dhe ta zëvendësojë me kartëmonedha më të vogla, njofton Albinfo.ch. Pa marrë parasysh dukjen e saj, kartëmonedha ka një vlerë të qëndrueshme dhe përdorim të madh. 
 
Përdoruesja në fjalë bile ka treguar pakënaqësinë e saj që në kartëmonedhë nuk është përdorur shenja e shqiponjës dykrenare, e paraqitur me dy duar të kryqëzuara, me të cilën Shaqiri dhe Xhaka festonin shënimin e golave për Përfaqësuesen zvicerane.  
Top