«INSIDE» Dy kryefamiljare kërkojnë ndihmë, jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira (VIDEO)

23:13:09                    2018-04-19

 

 

 

Emisioni investigativ ‚Inside‘ që transmetohet në ZhurnalTV këtë herë sjellë një tjetër storie interesante që tangon prej vitesh popullatën shqiptare në Maqedoni, atë të skamjes së skajshme që ka kapluar shumë familje në vend, shkruan Zhurnal.mk

‚Inside‘ sjellë këtë storie për dy familje me shpresë që njerëzit human do ju dalin në ndihmë dhe për këto dy familje do të ketë shpresë. ‚Skamja ka mbështetur për murri këtë familje, Bukën bajat e zbusin me ujë, Skamja ka rrënuar atë familje‘, këto janë titujt që çdo ditë mund t’i lexojmë dhe dëgjojmë në media të ndryshme, e që djeg zemrën e shumë atyre që nuk mund të ndihmojnë në këto raste.

Të dy kryefamiljaret të cilat rrëfehen në këtë emision para kamerave të ‚Inside‘ tregojnë se janë rritur jetim ndërsa kanë gjetur edhe bashkëshortët e tyre në gjendje të mjerueshme sociale, ndërkohë që përmes kamerës tonë kërkojnë ndihmë nga dashamirët dhe njerëzit human që t’i ndihmojnë të paktën për sigurimin e një kulmi mbi kokë.

Skamja, eh… Sa fjalë e rënde, sa hidhët tingëllon femijë, të ritur, pleq vuajnë nga ky fenomen a thua vallë përse? A thua vallë këto njerez nuk janë si të gjithë njerzit të cilët jetojnë në lukse e barkun plot të ngopur? Ah fëmijëri e mjerë për femijët e varfër, nuk janë si të gjithë fëmijët e tjerë të cilët shkojnë në shkollë me robat më të mira dhe me çantën plot libra. Lotët e tyre pikojnë si pika shiju tek fëtyrat engjëllore, shputat e tyre te vogla rinë zbathur gjatë dimrit eh…sa të pafajshëm janë ato.

Sot nëpër rrugët e botës ke plot fëmijë të cilët enden rrugës për të siguruar një kafshatë buke, sot ka plot familje të cilët rrinë dhe e bëjnë jasht dimrin duke mos pasur kulm mbi kokat e tyre ,sot plot pleq flejnë në qiellin e hapur në gjitha stinët. Në këtë kohë ku jetojmë qentë e të pasurve hanë më mirë se fëmijët e të varfërve. Njerzit e tillë mendojnë se janë duke udhetuar me anijen e tyre të sigurtë në oqeanin e madh,mirpo në të vërtetë ata skanë fare anije. Të jesh i varfër në këtë kohë është e vështirë sepse etikohen me fjalët më të rënda si: “Të paaftë, qent e rrugëve,dhe lypsar” , mirpo ato janë njerëzit më me zemër të madhe dhe më të dashurit e Zotit dhe më të sprovuarit nga ana e Tij.

Maqedonia është e 7-ta në indeksin e shteteve që vuajnë nga varfëria dhe nga kushtet e këqija jetësore. Një studim i agjencisë “Galup”, thotë se në vitin 2012, numri i të pakënaqurve nga kushtet jetësore është rritur në 31 për qind, nga 25 për qind në vitin paraprak. Në listën e shteteve me më shumë vuajtje, para Maqedonisë, renditen Madagaskari, Hungaria, Haiti, Kamboxha, Ermenia dhe Bullgaria. Bie në sy se pas Maqedonisë në këtë listë, ndodhet Irani, ku varfëria e vuajtjet rezultojnë në kuota më të ulëta se ajo në vendin tonë.

“Nga viti 2011, më shumë se 30 për qind e popullsisë në vend jeton në varfëri, që ndër më të lartat kuota në botë. Maqedonia ka gjithashtu shkallën më të lartë të papunësisë se çdo vend tjetër i cili raporton në FMN, me 31 për qind në vitin 2012”, thuhet në analizën e Galup-it.Në analizë theksohen edhe problemet me korrupsionin, që sipas anketës së Transparency International, rezulton të jetë e rrënjosur kryesisht në administratën publike dhe shtetërore, si dhe në polici. (ZHURNAL.MK)

 

 

 

Top